Loading…

Veseli në Gllogjan, në 20-vjetorin e dëshmorit Agim Selmanaj

  • 01/05/2019 | 14:03

Veseli në Gllogjan, në 20-vjetorin e dëshmorit Agim Selmanaj

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot se amaneti i dëshmorëve nuk lejon që të bëhet asnjë hap prapa, por të ruhet shteti i pavarur e sovran i Kosovës, duke punuar edhe më shumë në zhvillimin dhe përparimin e tij, transmeton Gazeta Metro.

Në kujtim të 20-vjetorit të rënies së dëshmorit Agim Selmanaj, kryeparlamentari Veseli tha sot në Gllogjan se vetëm disa javë para shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, anekënd vendit po kujtohen dhe nderohen dhembja, sakrifica dhe të rënët në altarin e lirisë.

“Jemi sot këtu, në Gllogjanin e lirisë, në Gllogjanin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gllogjanin e Luanit, Shkëlzenit e të dhjetëra dëshmorëve të tjerë, për të kujtuar një hero të Kosovës, një djalë të ri, Agim Selmanaj. Agimi nuk ishte më shumë se 20 vjeçar dhe në vend që të merrte mjetet e mësimnxënies, atij iu desh që të merrte në duar armët e lirisë. Sepse kjo ishte thirrja e atdheut. Në vend që të gëzonte jetën, vetëm 20 vjeçar, ai u desh që të jepte jetën për lirinë e Kosovës. Ky është çmimi i sakrificës sonë, ky është çmimi i shtetit tonë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai shtoi se të gjallëve sot, kjo sakrificë, si amanet i këtyre njerëzve, dëshmorëve e të rënëve si Agimi, nuk na i lë që për asnjë hap, për asnjë milimetër të lëvizin prapa.

“Ta ruajmë këtë shtet të cilin e kemi sot dhe të punojmë edhe më shumë, duke e dashur atë, duke punuar ndershmërisht, duke punuar më shumë, që ta zhvillojmë, duke u dhënë mundësi bashkëmoshatarëve të Agimit, sot 20 vjeçar, të kenë perspektivë edhe më të mirë në shtetin e vet, në tokën e vet. Të gjithë bashkëluftëtarët duhet të ndihen krenarë me veprën e tyre dhe të punojnë më shumë për vendin”, tha kryeparlamentari Veseli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë