Loading…

Veseli në Gjakovë premton rritje pagash 30 për qind

  • 01/06/2017 | 18:12

Veseli në Gjakovë premton rritje pagash 30 për qind

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shpalosur para qytetarëve të Gjakovës platformën qeverisëse “Fillimi i Ri”, e cila siç tha ai do të garantojë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe perspektivë të sigurt për Republikën e Kosovës.


Veseli tha se Gjakova ka nevojë për zhvillim ekonomik, për infrastrukturë më mirë dhe vende të reja të punës si të gjitha qytetet e vendit. Ndërsa tha se Kosovës i duhet një vizion i guximshëm, një lidership që merr vendime për ndërmarrësit dhe fermerët.

Kreu i PDK-së tha se platforma qeverisëse “Fillimi i Ri” do të rrisë mbështetjen për sektorin privat përmes ndihmës dhe lehtësirave ligjore për bizneset, si dhe përmes rritjes së granteve e subvencioneve në bujqësi prej 120 milionë euro.

Veseli i siguroi nga Gjakova të gjithë punëtorët e administratës, mësimdhënësit, mjekët dhe gjithë shërbyesit publik, se do të kenë rritje pagash prej 30 për qind.

“Do të fuqizohet sektori publik. Gjithë administrata, gjithë punonjësit e arsimit, punonjësit shëndetësor, do të kenë përkrahje. Do të rrisim pagat e tyre për 30 për qind. Në të njëjtën kohë do të përmirësojmë infrastrukturën e punës së tyre, kushtet e punës dhe të drejtat e tyre”, tha Veseli.

Veseli ndër të tjera tha se pensionistët nga të gjitha kategoritë, do të kenë rritje të pensioneve prej 25 për qind. Ndërsa premtoi se do të krijohen kushtet për punësimin e gjithë mjekëve, specialistë dhe specializantë.

“Nuk do të ketë më në Republikën tonë mjek, doktorë të papunë. Nuk do të ketë më doktor në Republikën tonë, që mëson gjuhën e huaj e për shkak të pagave dhe kushteve të punës ta lëshon atdheun e vet. Kjo më nuk do të ndodhë në Republikën tonë. Do t’i përkrahim ata, do t’ju rrisim pagat atyre. Në të njëjtën kohë, do tu përmirësojmë kushtet e punës së tyre, që të na shërbejnë më mirë ne qytetarëve të këtij vendi”, tha Veseli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë