Loading…

Veseli në fushatë për kryetarin e Drenasit

  • 17/11/2016 | 13:41

Veseli në fushatë për kryetarin e Drenasit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, zhvilloi një takim konsultativ me qytetarët e Arllatit, në kuadër të fushatës për kryetar të komunës së Drenasit.

Veseli foli për sfidat aktuale të shtetndërtimit, duke u fokusuar te zhvillimet aktuale në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit.

“PDK ka një kandidat për kryetar të Drenasit, ai është Ramiz Lladrovci. Me të, Drenasi dhe qytetarët e saj do të njohin zhvillim sepse Ramiz Lladrovci ka mbështetjen e plotë, të strukturave qendrore e lokale që të zbatojë planin dhe vizionin për Drenasin ashtu siç e duan qytetarët e saj”, theksoi Veseli.

Kandidati i PDK-së, për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, theksoi se Drenicën dhe PDK-në, nuk mund t’i ndajë asgjë.

“Lidhja e Drenicës me PDK-në është e pashkëputshme, asgjë nuk mund t’i ndaj ato, unë do të bëj më të mirën për Drenasin dhe qytetarët e saj që kjo lidhje të forcohet edhe më shumë”, theksoi  Lladrovci.

Pas këtij takimi konsultativ, në Komoran, u mbajt një i tillë me strukturat lokale dhe qendrore të PDK-së nga kjo anë, me ç’rast u diskutuan kahet e zhvillimit lokal dhe kandidaturës së PDK-së për kryetar të Drenasit, të përfaqësuar nga Ramiz Lladrovci./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë