Loading…

Veseli në Drenas: PDK do të fitojë bindshëm në Drenicë dhe gjithë Kosovën

  • 27/05/2017 | 16:10

Veseli në Drenas: PDK do të fitojë bindshëm në Drenicë dhe gjithë Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është pritur të shtunën nga qindra qytetarë të Komunës së Drenasit në sheshin “Fehmi Lladrovci” para të cilëve ai shpalosi platformën qeverisëse “Fillimi i Ri”.


Lideri i PDK-së tha se Fillimi i Ri prioritet kryesor e ka zhvillimin ekonomik përmes mbështetjes së bizneseve private dhe ndërmarrësve e fermerëve, për t’i zhvilluar veprimtaritë e tyre dhe për të rritur numrin e të punësuarve.

“Koncepti i Fillimit të ri ndërlidhet tërësisht me përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Me rritjen e prodhimit në Republikën e Kosovës, me zhvillimin ekonomik. Nuk ka tjetër prioritet që kemi si PDK. Ky do të jetë prioriteti kryesor në katër vitet e ardhshme në qeverisjen tonë. Me forcën tuaj dhe fuqinë tuaj do të fitojmë bindshëm më 11 qershor. Por në të njëjtën kohë që në ditën e 12 qershorit do të fillojmë fuqishëm të punojmë për përmirësimin e jetës së bashkëqytetarëve tanë”, ka thënë Veseli.

Përmes implementimit të platformës “Fillimi i Ri”, kryetari Veseli tha se do të dyfishohet numri i të punësuarve në fushën e prodhimtarisë, ndërsa i siguroi qytetarët se do të dyfishohet buxheti në fushën e bujqësisë, përkatësisht nga 58 milionë sa është aktualisht do të bëhet mbi 100 milionë euro, të cilat do të ndahen si grante dhe subvencione për fermerët.

Kryetari i PDK-së porositi qytetarët e Drenasit dhe gjithë Drenicës që më 11 qershor të dalin në zgjedhje e ta mbështesin edhe më fuqishëm sesa më parë PDK’në. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë