Loading…

Veseli: Në Deçan do të fitojmë me 90 përqind (Foto)

  • 01/06/2017 | 14:31

Veseli: Në Deçan do të fitojmë me 90 përqind (Foto)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është pritur nga qindra qytetarë të Deçanit, para të cilëve shpalosi platformën qeverisëse “Fillimi i Ri”.


Kreu i PDK-së tha se Fillimi i Ri është platformë e ndërtuar nga vet qytetarët, nga kërkesat dhe nevojat e tyre për të ecur përpara më shpejt në rrugën e zhvillimit ekonomik, transmeton gazetametro.net.

Veseli tha se Fillimi i Ri në Deçan do të ofrojë mbështetje për ndërmarrësit, fermerët, të rinjtë dhe gratë.

“E dini çfarë do të thotë Fillimi i Ri për Deçanin? Më 11 qershor PDK në Deçan do të dyfishojë votat ndërsa koalicioni jonë do t’i merr në Deçan mbi 90 përqind të votave të qytetarëve tanë”, tha Veseli.

Ai tha se koalicioni i ndërtuar me AAK-në dhe subjektet tjera është i ndërtuar për ti bashkuar të gjithë qytetarët pa dallim, andaj iai i ftoi të gjithë qytetarët e Deçanit që më 11 qershor të dalin masovikisht në zgjedhje për ti dhënë Kosovës një lidership me vizion dhe guxim për të marrë vendime të mëdha për vendin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë