Loading…

Veseli në ceremoninë e shpërndarjes së dhjetëra banesave sociale në Prizren (Foto)

  • 26/05/2017 | 16:19

Veseli në ceremoninë e shpërndarjes së dhjetëra banesave sociale në Prizren (Foto)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka marr pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së 90 banesave që janë ndërtuar nga Komuna e Prizrenit për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve të UÇK-së dhe rastet sociale.


Kreu i PDK-së i ka uruar qytetarët për banesat e reja, ndërsa i ka siguruar se ndërtimi i banesave për të gjitha rastet në nevojë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ai tha se platforma qeverisëse Fillimi i Ri do të jetë gjithmonë pranë familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, derisa shtoi se edhe për familjet në asistencë sociale e që nuk kanë banim, do të bëjnë zgjidhje të shpejtë që mos të vazhdojnë edhe më tutje të jetojnë në ambiente jo dinjitoze.

Përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve në Prizren e falënderuan liderin e PDK-së për përkrahje dhe ndihmën e vazhdueshme që u ka bërë kategorive të dala nga lufta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë