Loading…

Te Mali i Zi për liberalizimin e vizave

  • 14/11/2016 | 11:53

Te Mali i Zi për liberalizimin e vizave

Kosova po mundohet të gjej forma të ndryshme që ta evitojë demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave, pasi për kalimin e demarkacionit në Kuvend nuk po arrihet të gjendet asnjë mundësi.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, sot pas mbledhjes së Kryesisë, ka bërë të ditur se i kanë kërkuar Malit të Zi t’i thotë BE-së se Kosova nuk ka anjë problem me këtë republikë fqinje.

Nga Mali i Zi dhe BE kërkojmë që demarkacioni mos të jetë kusht për Kosovën, Kadri Veseli

“Presim që bartësit më të lartë institucional në Mal të Zi do të kërkojnë nga BE që demarkacioni mos të jetë kusht për Kosovën. E kemi kërkuar zyrtarisht nga ta, që të thuhet se Kosova nuk ka asnjë problem me Malin e Zi”, ka thënë Veseli, transmeton gazetametro.net.

Tutje kryetari i Kuvendit, ka thënë se demarkacioni është bërë histori e gjatë që po dëmton kosovën e qytetarët e vet.

“Po rrezikojmë mos integrimin për bllokim të padrejtë të një kushti të një kushti të padrejtë”.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se të enjtën është vazhdim i seancës e të premten seancë e re e Kuvendit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë