Loading…

Veseli: Ndihem se qëndroj mbi supe të heronjëve të rënë

  • 15/05/2017 | 21:22

Veseli: Ndihem se qëndroj mbi supe të heronjëve të rënë

Kryetari i Partisë Demokatike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se ndjenë peshën e heronjve të rënë dhe të gjallë që vijnë nga Drenica, sa herë që shkon në këtë rajon.


Në një takim me strukturat e PDK-së në Drenas, kandidati i nominuar për kryeministër nga radhët e PDK-së ka thënë se “Drenica është zemra e Kosovës”.

“I thashë anëtarësisë së PDK-së në Skënderaj dhe Drenas se në këtë rajon ndihem se qëndroj mbi supe të heronjve të rënë dhe atyre të gjallë të republikës sonë”, deklaroi Veseli.

Veseli u ka premtuar qytetarëve të Drenasit dhe Skënderajt krijimin e vendeve të reja të punës, në rast se partia e tij fiton zgjedhjet nacionale.

“Fillimi i Ri do të sigurojë edhe një shtysë për vende të reja të punës dhe për investime të reja në Skënderaj dhe Drenas”, ka thënë Veseli.

Zgjedhjet nacionale në Kosovë pritet të mbahen më 11 qershor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë