Loading…

Veseli nderon dëshmorin Naser Sekiraqa në 20 vjetorin e rënies

  • 18/04/2019 | 16:01

Veseli nderon dëshmorin Naser Sekiraqa në 20 vjetorin e rënies

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë sot homazhe para shtatores së dëshmorit Naser Sekiraqa në Fushë Kosovë, në 20 vjetorin e rënies së tij në Zonën e Llapit, transmeton Gazeta Metro.


Bashkë me familjarët e dëshmorit Sekiraqa, kryeparlamentari Veseli vendosi lule pranë shtatores së dëshmorit.

“Sot isha në Fushë Kosovë për ta nderuar dëshmorin e lirisë Naser Sekiraqa, që ra më 18 prill 1999 në njërën nga betejat e mëdha në Zonën e Llapit. I kishte vetëm 21 vite jetë, por vepra që la pas do të jetoj përgjithmonë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë