Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka dalë me një videomesazh për partitë politike sa i përket unitetit rreth dialogut të Kosovës me Serbinë.
Veseli ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është i lehtë, por ai duhet të ndodhë duke pasur një unitet nga partitë politike në Kosovë, njofton gazetametro.net.
Tutje kryetari i Kuvendit ka thënë se mungesa e unitetit rrezikon ndarjen e Kosovës, andaj duhet që urgjentisht që partitë politike të kenë unitet dhe të përmbyllet ky kapitull me Serbinë.
Postimi i plotë i Veselit:
Të dashur qytetarë,
Kosova po kalon nëpër sfida të mëdha dhe nga vendimet tona sot varet e ardhmja e saj. Mungesa e unitetit rreth Dialogut po e dëmton vendin tonë. Nuk duhet lejuar që t’i humbim partnerët tanë ndërkombëtarë, me të cilët kemi ardhur bashkë deri këtu, SHBA-në dhe BE-në. Është koha për unitet dhe maturi./gazetametro.net