Loading…

Veseli mesazh Serbisë: Mitrovicën harrojeni, a Lugina mund t’i bashkohet Kosovës

  • 01/09/2018 | 21:29

Veseli mesazh Serbisë: Mitrovicën harrojeni, a Lugina mund t’i bashkohet Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK’së, Kadri Veseli, ka dhënë disa deklarata të prera që lidhen me shkëmbimin e territoreve.


Ai ka thënë se kufijt e Kosovës nuk guxojmë t’i prekim sepse i ka garantuar gjaku i dëshmorëve, transmeton gazetametro.net

Veseli ka thënë se duhet të punojmë në forcimin e kufijve dhe sovranitetin e vendit.

“Askush nuk i cenon kufijtë e Kosovës, ne duhet të punojmë bashkë që t’i forcojmë ata, t’i forcojmë simbolet e shtetit. Shteti i Kosovës është i shenjtë, sovranitet dhe integrimit është i shenjte”, ka thënë Veseli.

Kryetari i Kuvendit ka folur edhe për Luginën e Preshevës. Ai ka thënë se banorët atje janë vëllezërit tanë dhe se ata mund t’i bashkohen shtetit të Kosovës ose Serbia t’i respektojë të drejtat e tyre.

https://www.facebook.com/TVBESA/videos/609108356157422/

“Ata janë vëllezërit tanë nga Lugina e Preshevës. Do të punojmë fuqishëm që ata ose të jenë në shtetin tonë të pavarur dhe sovran, Republikën e Kosovës, ose domosdoshmërish Serbia t’i respektojë ata ashtu siç i respektojmë ne serbët këtu”.

Më tej, ai ka thënë se nuk ka pazare me Mitrovicën, duke shtuar se ata që e cojnë ndërmend të flasin për pazar me Mitrovicën janë që ndjellin të keqen për Kosovën.

“Kurrë nuk do të ketë pazar me Mitrovicën. Mitrovica është e shenjtë. Ata që vetëm e çojnë ndërmend të flasin për pazar me Mitrovicën, ata janë vetë që ndjellin të keqën për Kosovë. Unë, presidenti i Kosovës dhe kryeministri jemi të vendosur ta çojmë përpara Kosovën. Do të punojmë bashkërisht për Mitrovicën, është pjesa e Lagjes së Re në lumin Ibër, te Liqeni që do ta zbukurojë Mitrovicën dhe në të njëjtën kohë shqiptarët dhe serbët do të jetojnë në një qytet të bashkuar”, ka shtuar Veseli. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë