Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë me një inciativë për harmonizimin e Rezolutës për Dialogun.
Veseli ka mbledhur në kabinetin e tij liderët e koalicionit qeverisës, për të diskutuar me qëllimin për të harmonizuar Rezolutën për Dialogun, transmeton gazetametro.net
Synimi i harmonizimit është një Rezolutë ku do të përfshiheshin pozita dhe opozita.
Të ftuarit kanë qenë kryeministri Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Dardan Gashi e Enver Hoxhaj.
Kryeparlamentari Veseli dëshiron që t’i harmonizojë qëndrimet e pozitës dhe opozitës për hartimin e Rezolutës së dialogut, që do të votohet në Kuvendin e Kosovës. /gazetametro.net