Ka mbledhur një grup fëmijësh dhe me ta ka realizuar një urim të veçantë për nëntë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Po e quan të veçantë, pasi edhe vetë fëmijët pjesëmarrës në këtë video janë të një moshe me pavarësinë e vendit.
Përpos urimit që po bënë, kryekuvendari Kadri Veseli ka dhe një mesazh për të gjithë.
“Në këtë rrugëtim kundërshtarët e Pavarësisë sonë kanë menduar se shteti i Kosovës nuk do të kishte sukses. Por ja ku jemi sot, për t’iu treguar të gjithë atyre që ne ja dolëm. Sot në këtë ditë, ju ftoj të gjithëve t’u tregoni fëmijëve tuaj, rrëfimin magjik dhe të papërsëritshëm të shtetit tonë në vetëm nëntë vjet, dhe për ëndrrat dhe shpresat tona për të ardhmen”, dëgjohet duke thënë Veseli në këtë video. /gazetametro.net