I pari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili po qëndron shumë pranë kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, thotë se Drenica me këtë kandidat është e pathyeshme.
Përveq përkrahjes fizike që po i jep, Veseli ka shkruar edhe sot në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
“Me qytetarët e Drenasit, të cilët, të dielën, duke votuar numrin 13 të PDK-së, Ramiz Lladrovcin, do të tregojnë se si fitohet dinjitetshëm. Drenica është e pathyeshme”, ka shkruar Veseli në llogarin e tij.
Kujtojmë se sot përfundon edhe fushata pesëditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas./gazetametro.net