Loading…

Veseli: Lirinë e Shprehjes do ta mbrojmë si shtyllë të demokracisë

  • 03/05/2018 | 12:34

Veseli: Lirinë e Shprehjes do ta mbrojmë si shtyllë të demokracisë
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli në ditën botërore të lirisë së medias ka thënë se zhvillimi i mediave është një histori suksesi në Kosovë, dhe ka shtuar se liria e plotë e tyre është tejet e rëndësishme.

Ai ka thënë Kosova do ta mbrojë lirinë e shprehjes si një shtyllë të demokracisë.
Zhvillimi i mediave në Kosovë është një histori suksesi dhe liria e plotë e tyre është tejet e rëndësishme. Kuvendi i Kosovës do të jetë përherë i hapur për gazetarët. Këto ditë, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe NDI, kemi hartuar edhe Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe publikut në punën e Kuvendit – e cila do të mundësojë rritjen e mëtejme të transparencës. Liria e Fjalës është një ndër shtyllat themelore të shoqërisë demokratike që synojmë të ndërtojmë. Këtë vlerë do ta mbrojmë e promovojmë”, ka shkruar Veseli në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë