Kadri Veseli drejtoi një mori akuzash ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se nëse Lëvizja Vetëvendosje vjen në pushtet, do të jetë ditë e zezë për Kosovën.
Ndër të tjersha Veseli e ka fajësuar VV-në duke thënë se ajo e ka marrë në qafë Astrit Deharin dhe duke iu drejtuar VV-së se nuk ‘i shitet’ me PDK-në e sidomos me të, shkruan Gazeta Metro
Ai i është drejtuar kandidatit të VV-së për kryeministër Albin Kurti, se nëse ai merr pozitën e kryeministrit ‘Kosova do t’ia sheh sherrin dhe do t’a kthejë Serbinë në Kosovë’.
Veseli ka thënë se Vetëvendosje po manipulon me popullin e Kosovës, duke thënë se janë faktor destabizlimi në vend. “ Nës këta marrin pushtetin do të jetë ditë e zezë për Kosovën”, ka thënë Veseli./gazetametro.net