Loading…

Veseli kujton Skënderbeun në Vjenë

  • 17/01/2017 | 20:01

Veseli kujton Skënderbeun në Vjenë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar Gjergj Kastrioti Skënderbeun i cili sot kishte 549 vjetorin e vdekjes.


Veseli në një status në Facebook ka thënë se Skënderbeu ndër shekuj ishte burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili ndër shekuj ishte burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët, sot kishte 549 vjetorin e vdekjes. Vizita në Muzeun e Vjenës, ku pashë nga afër Përkrenaren dhe Shpatën e Heroit Kombëtar, këtij simboli të trimërisë, sakrificës e lirisë, ishte tejet emocionale. Mirënjohja për të është e përhershme”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë