Loading…

Veseli: Kosova, faktor konstruktiv i paqes në rajon

  • 20/02/2017 | 10:02

Veseli: Kosova, faktor konstruktiv i paqes në rajon

Nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, po mbahet në Prishtinë, Samiti i komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të shteteve të Europës


Në fillim të këtij Samiti ka folur kryetar i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli ka falënderuar pjesëmarrësit nga shtetet e ndryshme europiane për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës ndërsa ka siguruar ata se Kosova është e vendosur në rrugën e saj drejt integrimit europian.

“Jemi të lumtur që shohim se edhe fqinjët tanë ndajnë të njejtën rrugë”, ka pohuar Veseli, njofton klan kosova.

“Kosova ka dëshmuar se është një faktor konstruktiv i paqes në rajon. Funksionojmë me kushtetutë demokratike dhe liberale dhe secili qytetarë i Kosovës, pavarësisht përkatësisë, mund ta ndjejë veten pjesëtarë të shtetit”.

“Kemi ndërtuar raporte shumë të mira me fqinjët tanë, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe jemi të përfshirë në një dialog të përmirësimit të raporteve me fqinjin tonë verior Serbinë”, ka pohuar pos tjerash Veseli. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë