Loading…

Veseli: Kofi Annan do të mbahet mend për kontributin për lirinë e Kosovës

  • 18/08/2018 | 17:41

Veseli: Kofi Annan do të mbahet mend për kontributin për lirinë e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-sekretarit të OKB-së, Kofi Annan.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Annan do të mbahet mend nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës, për kontributin e çmuar që ai ka dhënë gjatë luftës në Kosovë.

Institucionet dhe qytetarët e Kosovës do ta mbajnë mend gjithmonë emrin e ish-sekretarit të OKB-së, Kofi Annan, i cili gjatë luftës në Kosovë dha kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës.

Me vdekjen e Kofi Annan, bota ka humbur një diplomat dhe një paqedashës humanitar”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Koffi Annan vdiq sot në moshën 80 vjeçare. Ai ishte sekretari i parë me ngjyrë i Kombeve të Bashkuara.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë