Loading…

Veseli kapë lopatën: Vendos themelin e shkollës së re në Kaçanik të vjetër

  • 27/04/2017 | 14:34

Veseli kapë lopatën: Vendos themelin e shkollës së re në Kaçanik të vjetër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të shkollës “Qamil Ilazi” në Kaçanik të vjetër, në të cilën do të ndjekin mësimet rreth 500 nxënës të këtij lokaliteti.


Në fjalën e tij para nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve të shumtë, kryeparlamentari Veseli ditën e sotme e konsideroi të veçantë për Kaçanikun e vjetër, pasi që, siç tha ai, sot po fillohet një shkollë e re, duke u siguruar kështu nxënësve kushte më të mira, për t’i përgatitur ata për sfidat të cilat Kosova i ka para vetes, shkruan gazetametro.net.

“Kosova ka shumë sfida, e më e madhja midis tyre është integrimi i të rinjve në tregun e punës, duke u hapur atyre perspektiva të reja dhe njëkohësisht duke e zhvilluar vendin”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Duke i uruar nxënësit për shkollën e re dhe duke i porositur ata që të mos harrojnë asnjëherë sakrificën e dëshmorëve, Veseli tha se kjo shkollë mban një emër të madh, emrin e njërit prej komandantëve më të suksesshëm dhe luftëtarëve më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qamil Ilazit – Komandant Bardhit.

“Institucionet dhe ne politikanët e kemi obligim t’ju lëmë juve një Kosovë më të mirë, me të cilën ju do të jeni krenarë dhe të cilën ju do të vazhdoni ta ndërtoni e ta mbroni, ashtu siç ishte edhe ideali i dëshmorëve”, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë