Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se muri në veri të Mitrovicës do të rrënohet gjithsesi. Ai tha se kjo do të ndodhë më 1 ose 17 shkurt. Kryeparlamentari ka komentuar edhe lidhur me trenin ilegal serb.
Ai tha se ky mur është artificial dhe provokim, dhe se do të rrëzohet, transmeton gazetametro.net.
“Rezoluta e përcakton deri në fund të janarit. Muri do të rrëzohet, besoni se as për trenin nuk besuat”, tha ai para mediave.
Veseli shtoi se Komuna e veriut as nuk e din si është ndërtuar muri, pasi sipas tij e ka ndërtuar qeveria e Beogradit.
I pari i PDK-së gjithashtu ka treguar se ka bërë propozim që shpenzimet për rrëzimin e murit të merren përsipër nga qeveria e Kosovës.
“Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk e di më 1 apo më 17 shkurt. Por ai do të rrënohet”, ka thënë Veseli pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, transmeton gazetametro.net.
“Muri është artificial. Ai do të rrënohet. I thërras qytetarëve që të kenë besim në shtet. Do të rrënohet. Është promovim i një koncepti ndarës. Edhe te treni s’keni besuar se do të ndalet. Besoni më shumë në institucione”, ka thënë Veseli.
Ai ka komentuar edhe ngjarjet e fundit lidhur me trenin illegal serb që tentoi të hynte në Kosovë.
“Treni mos të politizohet shumë. Provokim artificial i qeverisë nga Beogradi, kemi punë ema të mençura se të merremi me provokime të tilla. Nuk do të lejojmë asnjë provokim. Trena me vizatime s’ka nevojë, po ka nevojë për promovim të lëvizjes së lirë të qytetarëve. Ky është shtet dhe ktu nuk mund të bëhet kush çka don. Kosova ëahtë shtet dhe ka marr fund ndikimi i Beogradit”, tha kryeparlamentari Veseli. /gazetametro.net.