Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerit, iu ka dalë kohë të merren edhe me frizura. Madje, kryetari i VV’së ka provuar t’ia mësojë mbiemrin e tij Veselit që, sipas tij, i pari i Kuvendit s’po mundet ta mësojë, shkruan Gazeta Metro.
Veseli e Ymeri kanë hyrë në një replikë derisa po vijon debati për murin e ndërtuar në veri.
Ymeri i ka thënë Veselit se po e keqpërdorë pozitën tij dhe mikrofonin duke u ndërhyrë deputetëve në fjalën e tyre.
“100 herë të kam thënë, mos e keqpërdor mikrofonin”, iu drejtua Ymeri, Veselit.
“Komandant i fort je, veç t’u ka prish frizura”, iu përgjigj Veseli duke qeshur.
Ymeri më pas e ka marrë fjalën duke e qortuar Veselin se ai gjithmonë po ia gabon mbiemrin, përkundër se e ka shumë të shkurtër.
“Mbiemri im ka pesë germa Y-M-E-R-I, porse Veseli prapëseprapë ma gabon, gjithmonë ma bën fillimin me I, e çuditshme kjo, si nuk ka arritur ta mësoj ende”.