Vetëm pak kohë pasi përfundoi seanca e Kuvendit të Kosovës, kryetari i këtij institucioni, Kadri Veseli, i ka dedikuar një urim për festën e të dashuruarve bashkëshortes së tij, Violetës.
Ai ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet së bashku me bashkëshortën duke shëtitur, teksa prapa në një dyqan shihet një zemër e madhe.
“Për gruan time Violetën, urime Shën Valentini”, ka shkruar Veseli.
Veseli ka qenë i vetmi nga liderët kryesorë të shtetit që kanë uruar gratë e tyre publikisht këtë datë.