Loading…

Veseli: I thashë jo egos për Kryeministër, ia dhashë shansin Haradinajt

  • 17/05/2017 | 15:42

Veseli: I thashë jo egos për Kryeministër, ia dhashë shansin Haradinajt

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka treguar se ka hequr dorë nga egoja e tij për Kreministër duke ia dhënë kështu mundësinë që këtë post ta ketë lideri i AAK’së Ramush Haradinaj.


Ai duke folur para simpatziantëve të këtij subjekti nga zyra qendrore e PDK’së në Malishevë tha se qëllimi tij ka qenë që gjithmonë bahskëluftëratë të bëhen bashkë, raporton GazetaExpress.

“Unë e bëra një zgjidhje për hir të partisë e gjithë juve i thashë jo egos, do t’i japim shansën një partneri të cilin e kemi pas bashkërisht në luftë.

Ka qenë gjithëmon qëllimi im që bashkluftëtarët të bëhen bashkë për sfidat që do të vinë. Kosova ka nevojë për një vizion vendimmarës për të cilin Partia Demokratike do ta luan rolin primar”, u shpreh Veseli.

Ai bëri të ditur se do të jetë bartës i Listës zgjedhore ndërkaq tha se marrëveshja politike parasheh që kryeminsitrin të ja japin kolegut partner.

“Do të punojmë bashkërisht për ndërtimin e vendit. Koalicioni nuk është kundër askujt por për Evropen perëndimore.

Ai premtoi se nuk do të largohen njerëz nga nga puna edhe nëse të njëtit e fitojnë pushtetin. Një gjë e tillë sipas tij nuk ka për të ndodhur kurrë që për shkak të bindjeve politike të largohe njerëzit nga puna.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë