Disa deputetë të pozitës, si ai i Nismës, Zafir Berisha, duke u munduar të tregojnë protagonizëm, më shumë bëjnë opozitarin në Kuvendin e Kosovës, se sa që përkrahin nismat e qeverisë.
Duke mos pasur kuorum për vazhdimin e seancës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është bërë nervoz me deputetët e pozitës, të cilët po ndjekin agjendat e deputetëve opozitarë, duke bojkotuar punën e Kuvendit.
Me këtë rast, Veseli i ka kërkuar deputetit Berisha, që të mos mundohet të demonstrojë personalitet, por nëse e ka ndërmend, atëherë të ja jap votën e tij opozitës dhe ta rrëzojnë qeverinë. Por sipas Veselit, ky nuk është qëllimi i opozitës, sepse ka thënë se ata frikësohen që të shkojnë në zgjedhje.
“Nuk do të toleroj që individë të caktuar të të përcaktojnë fatin e Kuvendit, pavarësisht çfarë egosh kanë, se ka individë të caktuar që po tentojnë të demonstrojnë para nesh personalitet”
“Zafir veç voto, katër vota i duhen opozitës, po të them publikisht, por po frikësohem se më së shumti frikësohen që të shkojnë në zgjedhje, bashkë me opozitën”, ka thënë Veseli, duke kërkuar pak burrëri në këtë punë. /gazetametro.net