Loading…

Veseli: Gjykata për krimet serbe është e pashmangshme dhe do të ndodhë

  • 14/05/2019 | 15:49

Veseli: Gjykata për krimet serbe është e pashmangshme dhe do të ndodhë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot në Kaçanik se Gjykata Ndërkombëtare për krimet e shtetit serb në Kosovë është e domosdoshme, është e mundur, është e pashmangshme dhe do të ndodhë, transmeton Gazeta Metro.


Duke folur në Akademinë përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të rënies heroike të Qamil Ilazit – Komandant Bardhit në Kaçanik, Kryeparlamentari Veseli tha se populli i Kosovës ka bërë luftë të drejtë dhe çlirimtare ndaj okupatorit serb, i cili vrau e masakroi mijëra qytetarë të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli tha se janë disa personalitete të cilat në jetën dhe veprimtarinë e tyre pasqyrojnë gjithë fatin historik të kombit të tyre. Një personalitet i tillë, tha Veseli, ishte Qamil Ilazi, komandant Bardhi.

Ai tha se 30 vjet aktivitet në shërbim të vendin, flasin më se miri për një personalitet që e dinte se cilës kohë i përkiste, e dinte se çfarë kërkonte koha dhe atdheu prej tij.

“Qamil Ilazi, me guxim e vendosmëri, iu përgjigj kohës dhe atdheut, si njeri i lapsit dhe i pushkës. Në historinë e popullit tonë lapsi dhe pushka gjithmonë kanë shkuar bashkë. Qamil Ilazi me veprimtarinë dhe luftën e tij është shëmbëlltyrë e kësaj vlere të popullit tonë. Është shëmbëlltyrë e luftës tonë të drejtë, luftës të pastër, luftës tonë për liri e dinjitet kombëtar. Kjo luftë dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke i sjellë lirinë një populli të robëruar me shekuj, i ka bërë një shërbim të madh njerëzimit: e ka bërë më të drejtën botën”, theksoi Veseli.

Ai shtoi se sot, të gjithë ata që kishim nderin të jenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndrojnë krenarë dhe ballëhapur para çdo kujt.

Para Akademisë përkujtimore, Kryeparlamentari Veseli vendosi lule dhe bëri homazhe edhe tek shtatorja e Qamil Ilazit në Kaçanik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë