Loading…

Veseli garanton realizimin e premtimeve të Lladrovcit

  • 12/12/2016 | 17:28

Veseli garanton realizimin e premtimeve të Lladrovcit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në hapjen e fushatës zgjedhore për Ramiz Lladrovcin, ka premtuar se ai do të jetë garantues i premtive të kandidatit të partisë që ai e drejton.

“Do të punoj bashkë me kryetarin e ri të Drenasit, Ramiz Lladrovcin, që çdo fshati në zonat rurale të Drenasit t’i rregullohet infrastruktura jetësore në nivelin e duhur”, ka thënë Veseli.

Tutje ai ka shtuar se ju të gjithë pyesni se çfarë na duhej ky raund i dytë, por kjo është pjesë e demokracisë.

“Unë e di se të gjithë pyesim se çfarë na duhej ky raund i dytë. Por, kjo është pjesë e demokracisë dhe duhet të gëzohen pak edhe oponentët tanë politikë, por jo tepër mase e pastaj të hidhërohen pas një jave. Besoj se ata do të jenë dinjitoz dhe më 18 dhjetor ta pranojnë rezultatin dhe të mendojnë për të mirën e qytetarëve të Drenasit e të mos shpërndajnë fyerje e akuza, atëherë kur atyre nuk ju pëlqen”, ka thënë lideri i PDK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë