Loading…

Veseli: Fuqizimi i bizneseve, prioritet i Fillimit të Ri (Foto)

  • 12/05/2017 | 18:57

Veseli: Fuqizimi i bizneseve, prioritet i Fillimit të Ri (Foto)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me pronarë të bizneseve të vogla dhe të mesme në Prizren, për të bashkëbiseduar me ta planin e zhvillimit ekonomik dhe punësimin që parasheh platforma qeverisëse e PDK-së, Fillimi i Ri.


I pari i PDK-së ka thënë se muajve të fundit ka realizuar ture dëgjimore në Kosovë, së pari për të dëgjuar problemet dhe sfidat e qytetarëve, e më pas për t’i dëgjuar ekspertët se si mund të zgjidhen këto probleme.

“Ky vend, duhet të ketë fillim të ri. Fillim të ri që lidhet drejtpërdrejt me ekonominë tonë”, ka deklaruar Veseli.

Ai ka thënë se duhet krijuar vende pune për të rinjtë e Kosovës.

“Si mund punësojmë këta të rinj? Pa prodhim, s’ka. Pa fabrika, s’ka. Do të bëj çdo veprim dhe çdo vendim që i stimulon prodhuesit. Çdo veprim, çdo vendim, çkado që është e nevojshme. Nuk kam prioritet tjetër, më para se në prodhim dhe punësim të të rinjve tanë”, ka thënë Veseli.

Nga ndërmarrësit, si liderë të bizneseve në Prizren, Veseli ka kërkuar edhe ide për krijimin e vendeve të reja të punës.

Përfaqësuesit e bizneseve nga Prizreni kanë theksuar nevojën që kanë për një qasje të re nga Qeveria e re, për t’i ndihmuar ata që të fokusohen në prodhim më të madh dhe në punësim të të rinjve.

Sipërmarrësi Alejdin Fusha ka thënë se e mirëpresin një platformë të re qeverisëse, e cila do t’u krijojë më shumë lehtësira në të bërit biznes.

“Po shpresojmë shumë për këtë Fillimin e Ri dhe besoj se keni me pasë plane për ekonomi edhe për prodhimet vendore”, ka thënë Fusha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë