Loading…

Veseli fton Kurtin të kthehet në Kosovë se ‘s’do të ketë luftë’

  • 06/02/2017 | 13:58

Veseli fton Kurtin të kthehet në Kosovë se ‘s’do të ketë luftë’

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, duke folur për rrënimin e murit në Mitrovicë, dhe projektin e ri në atë pjesë, ka kritikuar disa nga opozita që dje kanë deklaruar se në Mitrovcië do të ndërtohet sërish muri, raporton gazetametro.net.


Ai me këtë rast ka ftuar qytetarët që të mos i dëgjojnë këta politikanë, që sipas tij shohin dhe flasin vetëm zi, që e vetmja gjë që shohin është karrigja e tyre.

Kadri Veseli

Ai me këtë rast pa i përmendur emrin, ka ftuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehet në Kosovë dhe të mos kenë frikë se mund të bëhet luftë.

“Mos lejoni manipulime nga njerëzit që shohin vetëm zi, që të vetmin mendim e kanë vetëm karrigen. I ftojë që të kthehen në Kosovës, se janë frikuar se do të bëhet luftë. Këtu duhet me nejt edhe kur është keq e edhe kur është mirë”, ka thënë Veseli.

Në fundjavën e kaluar mediat kanë publikuar një fotografi të deputetit Kurti, i cili ndodhet në Norvegji ku edhe i jeton bashkëshortja e tij, shtetase e këtij vendi.

Kurti në foto shihet teksa mban karrocen e vajzës së tij të vogël. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë