Loading…

Veseli: Finlanda dhe shumë shtete të BE’se e dinë se kosovarëve ju duhet liberalizimi i vizave, i kemi plotësuar kriteret

  • 15/11/2018 | 20:23

Veseli: Finlanda dhe shumë shtete të BE’se e dinë se kosovarëve ju duhet liberalizimi i vizave, i kemi plotësuar kriteret

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka folur sot për televizionin publik nga Finlanda duke treguar se ky shtet po përkrahë Kosovën në anëtarësimin e saj në INTERPOL dhe për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Veseli ka thënë se Finlanda do ta përkrahë Kosovën në rrugët e saj drejt INTERPOL’it dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e saj, njofton gazetametro.net.

Ai ka thënë se qytetarëve të Kosovës ju duhet liberalizimi i vizave dhe se nuk do të ketë abuzime nga qytetarët e saj në këtë proces.

““Finlanda do ta përkrahë Kosovën për anëtarësimin në INTERPOL, edhe për aq sa do të kemi votim të vendeve të BE’së të ministrave për liberalizimin e vizave mund të them bukur me siguri se Finlanda do të jetë përkrahë Kosovës, për vet faktin se edhe Finlanda dhe shumë shtete të BE’së e kuptojnë se çështja e liberalizimit të vizave i duhet kosovarëve, nuk do të ketë abuzime nga kosovarët, në të njëjtën kohë Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret”, tha Veseli, njofton gazetametro.net.

Veseli po ashtu ka përsëritur se Kosova duhet t’i besojë BE’së, pasi kosovarët janë evropianë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë