Loading…

Veseli fillon fushatën zgjedhore, premton vende pune (Video)

  • 14/04/2017 | 10:49

Veseli fillon fushatën zgjedhore, premton vende pune (Video)

Opozita ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e qeverisë, e jo zyrtarisht e ka mbështetjen e PDK’së. Në anën tjetër kreytari i kësaj të fundit po takon qytetarë të profileve të ndryshme, dhe rinisë po u premton hapje të vendeve të punës.


E gjithë kjo, nuk mund të jetë asgjë më pak se sa parafushatë zgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që tanimë jo zyrtarisht thuhet se do të mbahen në muajin qershor të këtij viti, dhe jo në atë të vitit të ardhshëm, ashtu siç po insiston kryeministri Isa Mustafa, shkruan gazetametro.net.

Veseli, në një video të postuar në Facebook, pjesë e fjalimit të tij drejtuar rinisë, në konventën e fundit të partisë, i ka bashkangjitur edhe një pjesë tekst, ku bën të ditur se ditët në vazhdim do të takohet me ekspertë, për të gjetur zgjidhje që të rinjëve t’u gjendet punë.

“Të rinjtë e Kosovës nuk janë thjesht e ardhmja e vendit, ata janë e tashmja. Këto ditë po organizoj takime me ekspertë për të gjetur zgjidhje se si mund të sigurojmë më shumë mundësi e vende të reja pune për të rinjtë”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë