Loading…

Veseli: Fillimi i Ri nënkupton vende pune

  • 22/05/2017 | 18:44

Veseli: Fillimi i Ri nënkupton vende pune

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve të komunës së Vushtrrisë. Takimi është mbajtur në fabrikën “Binni”, një biznes ky me traditë tridhjetëvjeçare në Komunën e Vushtrrisë.


I pari i PDK-së ka thënë se shteti duhet të investojë te ndërmarrësit dhe bizneset vendore, si dhe t’i fuqizojë gratë dhe të rinjtë.

“Ne jemi sot këtu në zemrën e kësaj kompanie, sepse një Fillim i Ri për Kosovën fillon me vende të punës”, u shpreh Veseli.

Ai ka thënë se është i lumtur që Haradinaj e ka pranuar ftesën e tij për ta jetësuar së bashku një Fillim të Ri për Kosovën.

“Vetëm imagjinoni sa shumë vende të tjera të punës kemi mundur t’i kemi te Binni ose te kompanitë e ngjashme, nëse qeveria jonë do ishte me e fokusuar në rritjen e vendeve të punës në prodhim dhe nëse do i ndihmonte kompanive të kishin qasje në tregje të reja për eksport të produkteve në Evropë”, ka thënë Veseli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë