Loading…

Veseli: Fillimi i Ri do të bëjë rritjen ekonomike 8 përqind (Foto)

  • 04/06/2017 | 18:38

Veseli: Fillimi i Ri do të bëjë rritjen ekonomike 8 përqind (Foto)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë në Han të Elezit se platforma qeverisëse Fillimi i Ri garanton zhvillim të qëndrueshëm ekonomik prej 8 përqind ndërsa i siguroi qytetarët se përmes shtimit të prodhimit dhe mbështetjes së fermerëve e ndërmarrësve Kosova do të pesëfishoj eksportet.


“Kosova jonë ka nevojë për rritje minimum 8 përqind në vit. Kosova jonë ka nevojë për pesëfishim të eksporteve. Kosova jonë ka nevojë për dyfishim të punësuarve në sektorin e prodhimit. Kosova jonë ka nevojë për prodhim vendor I cili prodhohet nga vet ne kosovarët këtu në Kosovë nga djemtë dhe vajzat tona. E kush mund ta bëjë më mirë këtë sesa populli jonë”, tha Veseli.

Lideri i PDK-së po ashtu ka rikonfirmuar zotimin se përveç ndihmës dhe mbështetjes së ndërmarrjeve private, Fillimi i Ri do të rrisë pagat e gjithë punonjësve në sektorin publik.

“Për sektorin public, për punëtorët e arsimit, për punëtorët shëndetësorë, oficerët, ushtarët e ushtrisë së Kosovës, për Policinë e Kosovës, për zjarrëfikësit, për gjithë sektorin publik, ashtu edhe sikur për pensionistët, do të rriten për 30 përqind pagat e tyre”, tha Veseli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë