Loading…

Veseli e Haradinaj: Jemi bërë bashkë për Kosovën

  • 29/05/2017 | 18:54

Veseli e Haradinaj: Jemi bërë bashkë për Kosovën

Kadri Veseli e Ramush Haradinaj janë bërë bashkë përsëri si në kohën e luftës me ish bashkëluftëtarët e tyre. Lideri i PDK-së, takimin me veteranët e UÇK-së, e quajti me të veçantin për të, për faktin se sot në rrethanat e lirisë bashkohen përsëri si në kohën e luftës.


Veseli e Haradinaj u thanë ish bashkëluftëtarëve se sot janë bërë bashkë për atdheun, sikur dikur që të mos lejojnë askënd të luajë me Kosovën dhe qytetarët e saj.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli tha se veteranët e kanë pritur 18 vite bashkimin e tyre në Fillimin e Ri, i cili orientimin kryesor tani e ka kah zhvillimi ekonomik, bujqësia, pasi kjo është e ardhmja e Kosovës.

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj theksoi se veteranët janë nderi i atdheut dhe të tillë do të mbetën gjithnjë. Haradinaj tha se nuk do të lejojnë më, që të tallet, t’i përçmojnë vlerat e luftës, qoftë nëse vjen nga brenda, apo nga jashtë. Ai tha se ka ardhur koha dhe kjo ditë që të nisë fillimi i ri, i cili është në shërbim të atdheut, derisa premtoi se çdo komunë do ta ketë Shtëpinë e UÇK-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë