Loading…

Veseli: Drenica duhet ta mbështetë PDK-në, partinë që vet e krijoi

  • 01/06/2017 | 23:49

Veseli: Drenica duhet ta mbështetë PDK-në, partinë që vet e krijoi

Qytetarët e Drenasit duhet të vazhdojnë mbështetjen për Partinë Demokratike të Kosovës, parti këtë që e kanë themeluar vetë, tha kreu i PDK-së Kadri Veseli, gjatë fushatës zgjedhore në Drenas.


Ai theksoi se Drenica ka dhënë shumë gjithmonë, por ka marr pak. Por, kreu i PDK-së, ftoi qytetarët e Drenasit që të mos e lëshojnë përkrahjen për PDK-në, pasi është adresa e vetme për ta.

“Drenica nuk duhet të heq dorë asnjëherë prej adresës së vet politike, për arsye se i duhet Drenicës, e nuk ka adresë me të fuqishme për Drenicën dhe Kosovën, se sa partia juaj që vet e keni krijuar, Partia Demokratike e Kosovës. E kisha ftuar secilin, edhe pse jam i vetëdijshëm se nuk e kemi arritur ende atë që meriton Drenica dhe Kosova, shpesh kemi dal në zgjedhje, por jemi munduar ta japim maksimumin. Kjo parti, ju që e keni përkrahur duhet me qenë krenar se atë çfarë ndoshta nuk është bërë me shekuj, PDK-ja ka arritur për tetë vite të qeverisjes së vet”, tha Veseli, transmeton kp.

Veseli përsëriti se ndihma ndaj ndërmarrësve do të jetë prioritet, sepse ekzistojnë 60 mijë biznese të cilat nëse përkrahen, vetëm nga një vend pune nëse e krijojnë, atëherë do të jenë 60 mijë vende të reja pune.

“Janë dy dimensione të rëndësishme, orientimi politik dhe strategjik i Kosovës sonë dhe orientimi ekonomik. Kjo është ajo që dëshiroj së bashku me ju dhe përmes jush ta përçoj te çdo qytetarë, jo vetëm në komunën e Drenasit, jo vetëm në Drenicë por gjithë Kosovës. Se Kosovës sonë me shumë se gjithçka sot i duhet kuptimësia e lirisë, kuptimësia e shtetit, e kjo është zhvillimi ekonomik, ky është ai orientimi ynë i tërësishëm që e kemi fuqizuar si platformë strategjike, politike, është ekonomia. Orientimi nga ekonomia, orientimi nga ndërmarrësi, për arsye se me sakrifica e kemi arritur lirinë, nuk kam çka flas, sepse në këtë sallë nuk ka njeri, nuk ka familje që përfaqësoni që nuk ka qenë kontribuues i lirisë. Por më shumë se gjithçka, sot Kosovës i duhet zhvillimi ekonomik”, theksoi Veseli.

Kreu i PDK-së ritheksoi ngritjen e pensioneve për 25 për qind, e po ashtu edhe rritje të pagave në sektorin publik.

“Kur kemi fuqizim të ekonomisë, kemi mundësi të arrijmë një sektor publik edhe më të fuqishëm. Kjo është ajo pse kemi premtuar dhe do ta realizojmë gjatë katër viteve, rritjen e pagave për 30 për qind për sistemin tonë edukativo arsimor, për sistemin tonë të sigurisë, policët dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, në të njëjtën kohë edhe për administratën publike”, tha Veseli.

Veseli pyeti qytetarët e Drenasit, se pas 11 qershorit kush do ta udhëheq Kosovën.

“A mund ta udhëheq Kosovën dikush që kurrë nuk merr përgjegjësi, që frikësohet, dikush që nuk e ka ndjenjën e përgjegjësisë, që nuk e din se me çfarë sakrifice kemi ndërtuar këtë shtet. Apo dikush që nuk e njeh fare këtë sakrificë, së pari nuk e dinë si u largua Serbia nga Kosova, nuk e sheh, sepse në mendjen e tyre është ende Serbia, i ka pushtuar me frikë. E ata që kanë luftuar, e dinë se kurrë më s’do të kthehet Serbia. Në të njëjtën kohë nuk e njeh flamurin, nuk e njeh as shtetin e Kosovës, e njeh vetëm kur i duhet për pushtet dhe karrige, dhe dinë me u vesh me kravatë vetëm për pushtet, njeri është njeri, rroga se bënë njeri askënd”, u shpreh kreu i PDK-së.

Komuna e Drenasit ka në listë për deputetë 5 kandidatë, Sala Berisha-Shala, Bislim Zogaj, Muharrem Xhemajli, Shaip Muja dhe Naim Bazaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë