Loading…

Veseli: Do të përkrahen punëtorët, por jo dembelët

  • 22/04/2017 | 13:59

Veseli: Do të përkrahen punëtorët, por jo dembelët

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar panairin e përgjithshëm dhe ndërkombëtar “Prishtina 2017”, me ç’rast bashkëbisedoi me bizneset pjesëmarrëse.


Veseli pas vizitës që u bëri bizneseve në panair, tha se zhvillimi ekonomik është e vetmja rrugë për të zvogëluar papunësinë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se do t’i japin prioritet prodhimit vendor dhe atyre që punojnë, por jo edhe “dembelëve”.

“Do t’i jepet prodhimit vendor, do të jepet prioritet atyre që punojnë. Dembelëve fare hiç. Për ta larguar papunësinë nga vendi ynë e vetmja mundësi është përmes zhvillimit ekonomik. Do të thotë përmes prodhimit, industrializimit të vendit. Nuk kemi alternative tjetër, as që do të kërkojmë”, tha Veseli.

Veseli tha se do të orientohen kryesisht në bujqësi dhe në shfrytëzimin e resurseve tjera natyrore, por edhe humane.

“Ky do të jetë fokusi im politik, do të orientohemi aty ku mund të kemi rezultatet e para. Siç është bujqësia dhe shfrytëzimi i resurseve tjera natyrore, në mënyrë të veçantë resurset humane për t’i orientuar në tregun e punës dhe për t’i inkurajuar, duke filluar nga bujqësia deri tek teknologjia informative”, tha ai.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se vizita e kryeparlamentarin në këtë panair është një motiv shtesë për të gjitha bizneset.

“Biseduam së bashku për avancimin e bizneseve përmes Pakos së re Fiskale. Dua të besoj që këto objektiva që Veseli i ka para vete të jenë që Zhvillimi ekonomik të jetë garanci për stabilitetin politik dhe stabilitet social dhe përshpejtim i proceseve integruese dhe përmirësim të imazhit”, tha ai.

Kryeparlamentarti Veseli do të vizitojë edhe panairin ‘Esnaf’, i cili organizohet në Prizren.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë