Loading…

Veseli: Do të jemi opozitë ashtu siç e duan qytetarët

  • 11/10/2019 | 20:39

Veseli: Do të jemi opozitë ashtu siç e duan qytetarët

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), sot ka shënuar 20 vjetorin e themelimit të partisë. Nga aty kreu i partisë Veseli ka thënë se partia e tij do të jetë opozitë, ashtu siç e do qytetari, transmeton Gazeta Metro.


Kreu i PDK’së Kadri Veseli në në një fjalë rasti në këtë manifestim ka folur rreth rezultateve të këtyre zgjedhjeve, ku theksoi se partia e tij do të jetë një opozitë kundër një kaste që shtetin e she vetëm interes.

Ai theksoi se PDK’ja do të jetë këtu gjithmonë për liri, shtet dhe integrim.

“Do të jemi opozitë kundër një kaste që shtetin e sheh vetëm interes. Do të jemi opozitë që avancon shtetin tonë, nuk do të lejojmë cenimin e mirëqenies, nuk do të lejojmë cenimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Çdo lëvizje nga këto parime do ta kenë përgjigjen e drejtë. Do të jemi në rresht të parë për interesat e shtetit të Kosovës. Askush nuk do të ketë privilegj të sillet si zot në Kosovë. PDK është ketu dhe do të jetë gjithmonë adresa për liri, shtet dhe integrim. Do të jemi opozitë që do ta duan qytetare për ta ruajtur interesin për shtetin dhe të ardhmen”,ka theksuar Veseli në manifestim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë