Loading…

Veseli: Do ta bëjmë një shtet të fuqishëm, do t’i rrisim pagat 30 për qind

  • 07/06/2017 | 18:38

Veseli: Do ta bëjmë një shtet të fuqishëm, do t’i rrisim pagat 30 për qind

Partia Demokratike e Kosovës të mërkurën pasdite ka mbajtur tubim zgjedhor në Klinë me simpatizantët e tyre për ta shpalosur programin qeverisës dhe kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.


Kryetari i PDK-së Kadri Veseli premtoi se në qeverisjen e tyre do të ndërtojnë një shtet të fuqizuar ekonomikisht. Sipas Veselit synimi i Fillimit të Ri, është që ekonomia e Kosovës do të jetë më e fuqishme, në të cilën qytetarët e Kosovës kanë me pasur perspektivë. Sipas tij, prioritet do të jetë edhe fuqizimi i sektorit të bujqësisë.

“Duhet me ndërtuar këtë shtet dhe duhet me fuqizuar këtë shtet ekonomikisht në mënyrë që të jemi krenarë me shtetin tonë Republikën e Kosovës, andaj, ky është Fillimi i Ri, kjo është e ardhmja e Kosovës. Fillimi I ri nuk e ndanë Kosovën nuk i përçanë vëllezërit dhe motrat mes veti, I bashkon i mbanë shumë të bashkuar rreth shtëpisë së tyre të sigurt, rreth identitetit të tyre kombëtar , rreth flamurit shtetëror…  Kjo është ajo çfarë jemi nisur për Fillimin e Ri, në të cilin ekonomia jonë do të jetë më e fuqishme, në të cilën njeriu I Kosovës ka me pasur perspektivë në shtetin e vet e jo për të dalë e jetuar në vendet e huaja… Fuqizimi i bujqësisë do të jetë prioritet  jonë për ata që jetojnë nga djersa e ballit të tyre që mbajnë familjet e tyre, që krijojnë të mira materiale, prodhim, produkte ushqimore dhe punësim I familjarëve të tyre dhe punësojnë të rinj dhe të reja tona”, theksoi Veseli.

Ai duke treguar se do të pesëfishojnë rritjen e eksporteve për të balancuar raportin tregtar, premtoi se për katër vitet e ardhshme 30 përqind të do të rriten pagat e të gjithë atyre në sektorin publik në Kosovë.

“Do të dyfishojmë numrin e të punësuarve në sektorin e prodhimit në të njëjtën kohë do të rrisim pagat, kur të kemi ekonomi të fuqishme mund edhe të rrisim pagat. PDK e ka dëshmuar se kur ka thënë e ka bërë. Ka rritur pagat e infermierëve, policëve, doktorëve, ushtarëve, administratës publike dhe zjarrfikësve. Andaj, ju jap fjalën të gjithëve se për katër vitet e ardhshme 30 përqind të do të rriten pagat e të gjithë atyre në sektorin publik në Kosovë… do të përkrahim të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës, janë familjarët e martirëve, janë familjarët e dëshmorëve dhe janë ata që kanë dhënë gjymtyrët e trupit, invalidët e luftës… me 11 qershor Kosova vendos për katër vitet e ardhshme. Unë do t’ju pyes secilin prej jush  mund ta udhëheq dhe a mundem t’ia besojmë fatin tonë jetësorë fëmijëve tanë, njerëzve që i zen  gjumi kur ndërtojnë mure në Kosovë dhe kur nisen trenat prej Beogradit? A mundemi që t’ia lëmë në dorë fatin e fëmijëve tanë atyre që nuk e kanë ndier erën e sakrificës që në të njëjtën kohë nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe sovranitetin”, tha Veseli.

Veseli sot ka mbajtur tubime zgjedhore në Pejë, Istog ndërsa në mbrëmje do të mbajë një tubim  në fshatin Zhabar të Mitrovicës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë