Loading…

Veseli dhe lidhjet e tij me Republikanë: McCain e quan lider të madh (Video)

  • 13/04/2017 | 19:09

Veseli dhe lidhjet e tij me Republikanë: McCain e quan lider të madh (Video)

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit e edhe i Partisë Demokratike të Kosovës, duket se ka arritur që të krijojë lidhje me kampin politik amerikan që tani është në pushtet, Republikanët. Ai është lideri i vetëm politik nga Kosova deri tani, që ka takuar presidentin e ri amerikan, Donald Trump. Ndërsa, senatori republikan John McCain, që po qëndron në vizitë në Kosovë, në një prononcim për media, nuk hezitoi që Veselin ta quaj “lider të madh”. 


Këtë deklaratë McCain e ka bërë këtë deklaratë gjatë një prononcimi për mediat, pas përfundimit të seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, që ishte thirrur për nder të senatorit republikan.

“Unë mendoj se është një lider i madh, një person që kupton mirë sfidat dhe çështjet me të cilat përballemi”, është shprehur McCain.

“Unë kam vizituar disa vende të rajonit dhe besoj se kemi një rrugë të hapur përpara, duke përfshirë këtu pas njëfarë kohe anëtarësimin në partneritetin tonë për paqe mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe jam mirënjohës për bashkëpunimin e vazhdueshëm ushtarak”, ka thënë McCain.

Senatori amerikan, më tutje, ka treguar se e ka vizituar Kampin Bondsteel, të cilin e ka quajtur një shembull të përpjekjes shumëkombëshe që është duke u bërë në Kosovë për ta mbajtur paqen.

“Jam shumë i nderuar që kemi bërë një rrugë shumë, shumë të gjatë, në tërë këto vite. Sot e shoh demokracinë funksionale, dhe para saj shumë mendonin se ajo që është arritur sot nuk do ishte e mundur”, është shprehur McCain. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë