Loading…

Veseli dhe Bartolone flasin për një projekt 62 milionësh

  • 07/12/2016 | 20:08

Veseli dhe Bartolone flasin për një projekt 62 milionësh

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar me homologun e tij, Clude Bartolone dhe kanë diskutuar për një marrëveshje prej 62 milion eurosh për trajtimin e ujërave të zeza.

Veseli në llogarin e tij në Facebook ka thënë se Kosova do të vazhdoj të ketë kujdesin e veçantë të Francës, duke theksuar se Franca është e interesuar të intensifikojë raportet me Kosovën në fushën e ekonomisë, arsimit dhe të kulturës.

Ndërsa përmes një komunikate për medie, thuhet se Bartolone i ka dhënë mbështetje të plotë institucioneve kosovare për punën që po bëjnë në përmbushjen e reformave për zhvillim ekonomik dhe reformim të sistemit të drejtësisë, si dhe në rrugën drejt integrimeve evropiane.

“Qytetarët e Kosovës janë në zemrat tona dhe vendi juaj do të ketë kujdes të veçantë nga Franca. Kosova duhet të vazhdojë rrugën e reformave të nevojshme, ndërsa shteti ynë do të ndihmojë dhe angazhohet edhe më shumë për integrimet evropiane të Kosovës dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë Bartolone./gazetametro.net

kadri-veseli-4

kadri-veseli-2

kadri-veseli-3

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë