Loading…

Veseli: Dëshiron apo s’dëshiron dikush, këtë vit do të formohet Ushtria e Kosovës

  • 15/10/2018 | 10:16

Veseli: Dëshiron apo s’dëshiron dikush, këtë vit do të formohet Ushtria e Kosovës

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka folur kryeparlamentari Kadri Veseli, duke thënë se ushtria e Kosovës do të formohet brenda këtij viti.


Veseli ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës do të bëhet me parteritet me SHBA’në dhe NATO’n, shkruan gazetametro.net.

‘Dëshiron apo nuk dëshiron dikush formimi i ushtrisë së Kosovës do të ndodhë’ ka thënë Veseli, duke treguar se Lista Serbe është kundër kësaj, por janë duke punuar që të fuqizojnë Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Ne do ta formojmë ushtrinë e Kosovës në partneritet me SHBA-në dhe NATO-n. Dëshiron apo s’dëshiron dikush, këtë vit do të bëhet. Lista Serbe është kundër por ne do të punojmë. Duhet ta fuqizojmë atë e ta bëjmë Forca e Armatosur e Kosovës. Ne do të punojmë ta fuqizojmë dhe ta rrisim buxhetin me dhjetëra miliona”, tha Veseli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë