Loading…

Veseli: Demarkacioni këtë muaj, ushtria këtë vit

  • 13/04/2017 | 21:13

Veseli: Demarkacioni këtë muaj, ushtria këtë vit

SHBA mbetet aleati më i veçantë i Kosovës në rrugëtimet verio-atlaneike. Kështu ka thënë në televizionin publik kryeparlamentari Kadri Veseli, duke folur për vizitën në Kosovë të senatorit amerikan John McCain.

Veseli ka thënë se McCain pati një qëndrim të qartë për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Ai tha se nuk ka arsye askush të mendojë dhe të dyshojë se Kosova gjatë këtij viti nuk do ta ketë ushtrinë e vet.

“Nuk ka shtet sovran pa ushtri dhe kjo duhet të ndodhë”, tha Veseli.

Dhe vizita e bërë nga ana e senatorit amerikan, është një konfirmim i mbështetjes amerikane për Kosovën.

“Ardhja e një senatori që ishte një ish kandidat presidencial në SHBA dhe një njeri i rëndësishëm në politikëbërjen amerikane, tregon se kemi afër një partner të fuqishëm dhe se si popull jemi të bekuar”, ka thënë Veseli, duke e vlerësuar vizitën e senatorit McCain.

“Lider i madh sot ishte senatori McCain, i cili na nderoi me mesazhet shumë kuptimplote dhe përkhrahëse për qytetarët tanë”, u përgjigj Veseli, i pyetur lidhur me deklaratën e senatorit McCain që kryekuvendarin e quajti një lider të madh.

McCain, tha Veseli, bën pjesë në mesin e politikanëve që bëjnë deklarata të fuqishme dhe është një personalitet që i del përball influencës ruse.

“Ne e siguruam atë se do të jemi mik i përjetshëm”, ka thënë Veseli, transmeton rtklive.com.

Ai tha se Kosova do të ecë fuqishëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe respektimin e ligjshmërisë për ri integrime sa më të shpejta dhe siç tha Veseli, që të mos ketë vonesa në integrimet evroatlantike të Kosovës.

“Kosova nuk duhet të humbë kohë sa i përket demarkacionit dhe t’i përmbyll raportet me fqinjët. Liberalizimi i vizave është një kusht që nuk kalon pa kaluar demarkacioni”, tha ai, duke shtuar se ky është kushti kryesor për lëvizjen e qytetarëve tanë drejt Evropës.

Veseli tha se këtë muaj është i sigurt që Ligji për Demarkacionin do të jetë para deputetëve në Kuvend.

“Përndryshe është një çmim që po e paguajnë qytetarët tanë”, ka thënë ai, duke shtuar se interesi i qytetarëve është që të forcohet sovraniteti i vendit dhe të lëvizin të lirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë