Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, javë më parë ishte në Washington, me ç’rast ka takuar edhe presidentin e ri amerikan, Donald Trump.
Kështu, Veseli u bë lideri i parë kosovar që takohet me presidentin e shtetit amerikan.
“Të dashur miq, sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Washington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump”, ka thënë Kadri Veseli.
Tutje, ai ka thënë se Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane, dhe shtoi se ky takim ka konfirmuar besimin në mes Amerikës dhe Kosovës.
“Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë”, ka thënë ai.
Para tij, vetëm Vlora Çitaku ka qenë polikanja shqiptare që ka realizuar takim me të parin e SHBA’së.
Veseli qëndroi para disa javësh në Washington, ku nga atje dha mesazhe të së ardhmes së Kosovës, që siç thoshte ai, janë anëtarësimi në NATO e BE dhe miqësia me Amerikën./gazetametro.net