Loading…

Veseli: BE u tregua e padrejtë me Kosovën në liberalizimin e vizave

  • 01/03/2019 | 16:07

Veseli: BE u tregua e padrejtë me Kosovën në liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar sot me përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.


Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka bërë të ditur se temë diskutimi e këtij takimi ka qenë edhe agjenda evropiane e Kosovës.

Siç u shpreh Veseli, Bashkimi Evropian mbetetet prioriteti bazë i Kosovës.

Veseli tutje tha se BE është treguar e padrejtë me Kosovën në liberalizimin e vizave.

‘Me përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, me të cilët diskutuam agjendën europiane të Kosovës.

Bashkimi Europian mbetet prioriteti ynë nacional. Por, BE është treguar e padrejtë me Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. I kemi plotësuar të gjitha kriteret, prandaj qytetarëve tanë duhet t’u mundësohet sa më parë lëvizja e lirë në Zonën Schengen.

Sa i përket Dialogut, kemi përkushtimin për një marrëveshje finale me Serbinë, që rezulton me njohje reciproke dhe hapje të perspektives së integrimeve euro-atlantike,’ ka shkruar Veseli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë