Loading…

Veseli bashkë me të rinjt feston Fillimin e Ri në Batllavë (Foto/Video)

  • 09/06/2017 | 12:48

Veseli bashkë me të rinjt feston Fillimin e Ri në Batllavë (Foto/Video)

Një numër i madh i të rinjve nga e gjithë Kosova janë mbledhur te Liqeni i Batllavës, të enjten në mbrëmje, për ta shënuar fundin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit dhe fillimin e festës së Partisë Demokratike të Kosovës.


Në një atmosferë festive, ata lëshuan drejt qiellit “llamba fluturuese” – me dëshirat për Fillimin e Ri për Kosovën.

Festës së të rinjve i është bashkuar edhe lideri i Fillimit të Ri, Kadri Veseli, i cili ka thënë se fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit është fitore për të rinjtë e Kosovës.

“Ju jeni krenaria jonë e fitores, më 11 qershor. Do të punojmë shumë bashkë, për Kosovën tonë. Ju do të jeni pjesa e fitores. Ju do të jeni motori i zhvillimit ekonomik të vendit. Ju jeni Partia Demokratike e Kosovës”, ka deklaruar Veseli.

Më pas, ai ka pyetur të rinjtë nëse e dinë se çfarë do të ndodhë më 11 qershor?

“Do të ndodhë fitorja më e fuqishme e partisë tonë. Do të jetë fitorja e Fillimit të Ri. Do të jetë fitorja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, do të jetë disfata më e rëndë e Serbisë. Më 11 qershor, të gjithë bashkë, dilni dhe votojeni Fillimin e Ri, dilni dhe votoni deputetët e rinj të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veseli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë