Loading…

Veseli: Askush nuk mund ta dënojë UÇK’në

  • 08/06/2017 | 18:11

Veseli: Askush nuk mund ta dënojë UÇK’në

Lideri i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli tha në Drenas se me Fillimin e Ri askush nuk mund ta dënojë UÇK-në.


Kreu i PDK-së shtoi se do të angazhohen fort pas 11 qershorit për fuqizimin e shtetit, derisa tha se Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik.

Veseli: Do punojmë fuqishëm për zhvillim ekonomik “Do të punojmë fuqishëm që pas 11 qershorit Kosova jonë të ec përpara, e ajo çka i duhet më së shumti Kosovës sonë aktualisht është zhvillimi ekonomik, fuqizimi i ndërmarrësve, fuqizimi dhe përkrahja e tyre në mënyrën që të prodhojnë të mira material në të njëjtën kohë të punësojnë të rinjtë tanë , do të fuqizojmë fermerët, do të ketë investime në sektorin e bujqësisë ….”, tha Veseli.

Veseli tha se fuqizimi i ndërmarrësve, rinisë dhe grave, do të jetë prioritet sepse ky është edhe fokusi i Fillimit të Ri.

Ai shtoi se qytetarët e Drenicës kanë vota mjaftueshme për PDK-në që t’i sjellë të gjithë kandidatët e Drenicës në Kuvend. Ndërsa nuk la pa përmendur edhe Vetëvendosjen, e cila sipas tij ka pranuar shtetin e Kosovës vetëm sa për të ardhur në pushtet.

“Masi na ka njoftë Vetëvendosje ka me na njoftë edhe Kina e Rusia…….. Veç për me hy në pushtet Vetëvendosja e ka njohur shtetin e Kosovës edhe i kanë ngjitur kollaret”, tha Veseli.

Para qytetarëve të Drenasit ka folur edhe kryetari i degës së PDK-së në Drenas,i cili është i sigurt që orientimi i gjeneratave të reja është me PDK-në. Ai theksoi se e veçanta e këtyre zgjedhjeve është se kësaj radhe votojnë edhe bashkëmoshatarët e fëmijëve Deliu dhe Pokleku, të cilët u vranë gjatë luftës në Kosovë.

“Në të gjitha zgjedhjet që prej themelimit, PDK-ja në Drenas ishte forca e parë politike si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në zgjedhjet qendrore…. Në këto zgjedhje, për dallim prej 2014-ës, janë edhe tri gjenerata që do të votojnë për herë të parë. Unë jam i sigurt që orientimi i gjeneratave të reja është me Fillimin e Ri. Por, ajo që është edhe më e veçantë është se do të votojnë bashkëmoshatarët e familjes Delijaj. Bashkëmoshatarët e fëmijëve Pokleku. Besoj se kjo ka një domethënie edhe më të veçantë edhe për Partinë Demokratike në Drenas. Neve sot na mungojnë shumë miq, bashkëluftëtarë dhe familjarë. Por, ne e kemi një të drejt të cilën nuk e patën shumë breza. Ne e kemi lirinë. Lirinë për të votuar, lirinë për të formuar institucione, lirinë për ta formuar shtetin e Kosovës, lirinë për ta ndërtuar të ardhmen tonë të sigurt”, u shpreh Demaku.

Ai tha se fuqia e PDK-së qëndron në shtrirjen e saj, shtrirje kjo e cila mbulon gjithë territorin e Kosovës. Ndryshe, për atë se koalicionit PAN po i thonë edhe koalicioni i madh, Demaku u shpreh se është PDK-ja ajo që ia jep këtë epitet. PDK ka mbajtur fushatë zgjedhore në Fushë Kosovë dhe një tjetër në Rahovec./kp

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë