Loading…

Veseli: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, hap i rëndësishëm edhe për Kosovën

  • 28/04/2017 | 19:29

Veseli: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, hap i rëndësishëm edhe për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar dhe përkrahur kolegët e Parlamentit  të Malit të Zi, për votimin historik për tu bërë pjesë e NATO’s.


Veseli me anë të një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se ky është hap i rëndësishëm për shtetin tonë fqinj por edhe për vetë Kosovën.

“Dua të uroj kolegët e Parlamentit të Malit të Z për votën historike që sapo kanë dhënë për anëtarësimin në Organizatën e Aleancës të Atlantikut Verior. Anëtarësimi në NATO është një hap i rëndësishëm, jo vetëm për shtetin tonë fqinj por edhe për Kosovën, duke e bërë rajonin tonë më të sigurt”, ka shkruar Veseli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë