Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Aleppo. Veseli përmes një publikimi nëllogarin e tij në Facebook, ka thënë se Aleppo na kujton të kaluarën tonë të dhimbshme.
“Aleppo na kujton të kaluarën tonë të dhimbshme. Imazhet e fëmijëve të vrarë sirianë ngjallin kujtime të hidhura për popullin tonë”, shkruan Veseli.
Veseli shkruan tutje se bota nuk duhet të heshtë por duhet të bashkohet dhe ta mbrojë popullin e Aleppos.
“Bota nuk duhet të heshtë, ashtu sikurse nuk heshti ndaj krimeve të bëra në Kosovë. Forcat demokratike të botës duhet të bashkohen dhe ta mbrojnë popullin e Aleppos”, ka shkruar Veseli në Facebook./gazetametro.net