Loading…

Veseli: 2 korriku 1990 forcoi unitetin për liri, e cila u arrit falë luftës së UÇK’së

  • 02/07/2017 | 16:35

Veseli: 2 korriku 1990 forcoi unitetin për liri, e cila u arrit falë luftës së UÇK’së

Kryetari i Kuvendit, njëherësh lider i PDK’së, Kadri Veseli, ka kujtuar Deklaratën e 2 Korrikut të vitit 1990, e cila sipas tij shprehte aspiratën popullore për pavarësi.


Veseli vlerëson se deklarata e 2 Korrikur ishte vizioni për një Kosovë të lirë, të pavarur, demokratike, me orientim të qartë properëndimor, shkruan gazetametro.net.

“Deklarata e 2 Korrikut 1990, ka shprehur  aspiratën popullore për pavarësi. Kjo deklaratë ishte një moment i forcimit të mëtutjeshëm të unitetit kombëtar në Kosovë, rreth vizionit që duhej ndjekur atdheu ynë në ato vite të kthesave të mëdha. Ky ishte vizioni i qartë për një Kosovë të lirë, të pavarur, demokratike, me orientim properëndimor, që u arrit gati dy dekada më vonë falë unitetit të popullit dhe luftës së UÇK-së”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë