Loading…

Veseli: 17 Shkurti i jep kuptim Kosovës

  • 16/02/2017 | 16:14

Veseli: 17 Shkurti i jep kuptim Kosovës

Kryeparlamentari Kadri Veseli, gjatë seancës solemne në Kuvend për nder të nëntë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, tha se rruga e vendit drejt anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është e sigurtë, duke shtuar se njohjet e pavarësisë së vendit do të shtohen.


Ai ka potencuar se 17 shkurti është data që ndan epokat dhe i jep kuptim Kosovës.

Veseli me këtë rast përmendur të rënët për  liri gjatë periudhave të ndryshme si Isa Boletini, Bajram  Curri, Adem Demaqi, Metush Krasniqi,etj.

Më tutje, në kuadër të detyrave që e presin Kosovën në të ardhmen, Veseli tha se edhe për anëtarësimin në NATO, Kosova ka vizion të qartë.

“Kosova do t’i kontribojë në sigurinë globale sa herë të jetë e nevojshem dhe këtë e kemi dëshmuar duke qenë pjesë e koalicionit në luftën kundër terrorizmit”, tha Veseli.

Ai shtoi se gjatë vizitës së tij në SHBA, kishte parë gatishmërinë e qartë të aleatëve amerikanë që Kosova të jetë anëtare e NATO’s dhe Forca e Sigurisë të shndërrohet në ushtri të mirëfilltë.

“Kemi ende shumë për të bërë në forcimin e shtetit ligjor”, tha më tutje i pari i PDK’së, duke shtuar se investimi në zhvillimin e kapaciteteve për të rinjtë duhet të jetë prioritet.

Në fund të fjalimit, Veseli dërgoi edhe një mesazh politik, duke thënë se politika kosovare ka nevojë për më shumë afërsi dhe besim ndaj njëri tjetrit, në mënyrë që të jenë në gjendje të marrin vendimet e duhura për atdheun tonë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë